Zbulohen letrat e Havier Dobit për të dashurën dhe babanë e tij pas arrestimit nga policia për shkak se akuzohet se bashkë me nënën e tij kanë grabitur shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi.
Në letrën drejtuar të dashurës ai shprehet se ajo duhet ta presë për dy muaj pasi më pas ai do të dalë me masën e sigurisë arrest shtëpie dhe ata do të jenë sërish bashkë.
“Nuçja ime, dashuria ime, jeta ime, bota ime. Sot unë do dal në gjyq për shkak të atij muhabetit që jam këto dhe do jem maksimumi dy brenda. Pas dy muajsh do dal me arrest shtëpie.

Përgjatë këtyre dy muajve dua të jesh më e fortë, me durim, kurajo dhe më e fortë pavarësisht se unë jam këtu por me shpirt e zemër jam me ty. Dua të më presësh dy muaj. Do të bëj gjithçka që të jem afër teje. Të dua shumë me shpirt e zemër jeta ime. Nuçja ime, do të më marrë malli shumë”, deklaroi ajo.
Nga ana tjetër në letrën drejtuar të atit, ai i kërkon atij të bëhet i fortë, ndërsa shton se nuk do ia falë nënës së tij.
“Babai im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruar dhe m’u mbushën sytë me lot, m’u shkatërrua zemra.
Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh, të lutem. Jam bërë si mos më keq, nuk dua veten time. Më vjen të vras veten.
Po të lutem të bësh çdo gjë, nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ia falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju dua shumë. Do dal vetëm për ju”, u shpreh ajo.