Një 30-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në Korçë për mos deklarim të të hollave. Mësohet se i riu gjatë kontrollit në pikën e dytë të kufirin në Kapshticë, iu gjetën me vete 15 580 euro. I riu ishte pasagjer në një autobus dhe të ardhurat i kishte fshehur në valixhet e tij.
Njoftimi i Policisë:
Kapshticë/Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 15 580 euro. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e shtetasit L. S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

