Spartak Dyrmishi, i cili akuzohet për përdhunim në shtetin grek, është arratisur nga vendi fqinj më 27 tetor.
Ai hyri në territorin shqiptare përmes kufirit të Kakavijës. Mësohet se policia shqiptare ka nisur kërkimet për gjeten e të akuzuarit, por deri tani pa rezultat konkret.

Nëna e 45-vjeçarit ka dhën deklaratën e saj në polici dhe është shprehur për median ERT: “Nuk e dua, për mua ka vdekur. Nuk mundem, e ndjej se ka vdekur. Policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash, unë nuk dua fëmijë të tillë”.
Sipas dëshmive, Spartak Dyrmishi ka pasur shpesh shpërthime të dhunshme, ndërsa dëgjoeshin britma brenda banesës ku jetonte. Madje policia kishte shkuar disa herë në shtëpinë e tij.
45-vjeçari, i divorcuar, është vënë nën akuzën e rëndë për përdhunimin e një gruaje të cilën e ka kërcënuar me anë të një thike. Ngjarja ka ndodhur në një stacion autobusi.
Ndërkohë që shqiptari mësohet se ka sulmuar edhe një grua tjetër, e cila ka mundur t’i shpëtojë nga “kthetrat”.

