Vjen reagimi i parë nga Rama për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Nga Berati, kreu i Qeverisë, duke mos përmendur emra, tha se vendi ka hyrë në një fakt të ri, të asaj që po godet njerëzit e lidhur me mua me pushtetin.
Më tej, ai shtoi se i vjen keq kur shikon një person që më parë ka qenë krah tij, që sot ndodhet krah avokatit/gjykatësit/ prokurorit për t’u përballur me mendimin e tyre.
‘Duhet bërë durim shumë i madh edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen edhe njerëzit të lidhur me mua pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, këtu ka dhe gjëra që të bëjnë të ndihesh jo mirë, s’ke si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe është në krah të avokatit, përballë prokurorit dhe gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur.
Por, edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë gjëra që nuk shkojnë. Këto janë pjesë e procesit. Kini parasysh se këto po ndodhin për herë të parë. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë duhet të jemi krenarë për PS dhe për kontributin që japim ” tha Rama.
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015. . që i ka buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.
SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsionin, detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 para tire SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, është në fuqi masa për arrestimin e shtëpisë.

