Familjarët e 30-vjeçares që humbi jetën disa ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, kanë akuzuar mjekët për neglizhencë.

Kunata e të ndjerës është shprehur se 30-vjeçares nuk iu është bërë asnjë shërbim dhe pasi i ka dalë efekti i gjilpërës pas lindjes ka pasur dhimbje të forta.

“Nuk ju është bërë shërbim. Ka shkuar në spital në 3 të natës dhe ka lindur në 3 pasdite. Nuk ka pasur asnjë shqetësim më përpara. Ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh.

Faji është i doktorit, i ka bërë gjilpërë shumë. Ta fusnin në sallë te operimit nëse nuk kanë pasur mundësi me bërë lindje. Mjekët duan lekë. Kishte dhimbje këmbësh na tha se po më del efekti i gjilpërës. Dhe kishte dhimbje të forta, njërën këmbë nuk e ndiente”, tha ajo jashtë kamerave, raporton gazetari i Panorama TV.

Mimoza Veizaj, nga Ballshi, jetonte me qira ne Tiranë prej 3 vitesh së bashku me bashkëshortin e saj./Panorama

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version