Finalizohet operacioni antidrogë në Korçë. Drejtoria vendore e policisë së juglindjes zhvilloi operacionin në orët e vona të mbrëmjes, ku mësohet se janë shoqëruar disa persona në ambientet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre.

Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin persona që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Raportohet se deri më tani janë sekuestruar rreth 300 gr kokainë, 5 kg cannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lekë. Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version