Tre emigrantë të paligjshëm janë arrestuar në flagrancë në një shtëpi bari në Angli, teksa po kujdeseshin për rritjen e drogës. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat, Besnik Çela, Edisaon Sulanjaku dhe Xhenifer Muça. Sulanjaku u burgos për 4 vjet e gjysmë, Muça 18 muaj dhe Cela, pa adresë fikse, 16 muaj. Ata do të dëbohen pasi të kenë vuajtur gjysmën e dënimit pas hekurave. Shqiptarët shprehën pendesë para trupës gjykuese ndërsa deklaruan se po vepronin nën drejtimin e të tjerëve. 

Edison Sulanjaku është arrestuar teksa po bënte pazare droge në zonën e quajtur ‘West End të Newcastle’. Oficerët kanë zbuluar në telefonin e tij një aplikacion ku shfaqeshin pamjet e fermës së kanabisit, nga ku u zbulua fabrika e drogës me pothuajse 2,000 fabrika me vlerë më shumë se 800,000 £, të cilat ishin ngritur nga një bandë kriminale në një njësi në Dunston, Gateshead. Pajisja u ekzaminua dhe oficerët zbuluan softuer që siguronte një furnizim të drejtpërdrejtë të fermës së kanabisit, me dy burra që shiheshin në pamjet që po kujdeseshin për bimët.

Mëngjesin tjetër, oficerët e policisë përmes mesazheve në WhatsApp të marra nga telefoni i Sulanjakut, kanë shkuar në rrugën Lincoln në Sunderland ku u gjet Xhenifer Muça. Brenda godinës ku ndodhej shqiptari, oficerët midis 16 dhe 17 kilogramë kanabis të paketuar në pako të mbyllura me vakum, e cila arrinte vlerën midis 43,300 dhe 65,500 £. 

Sulanjaku, i cili kishte mbikëqyrës dhe kopshtarët Besnik Çela dhe Xhenifer Muça, janë burgosur në Gjykatën e Newcastle Crown dhe janë paralajmëruar se do të dëbohen pas vuajtjes së dënimit, shkruajnë mediat e huaja. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version