Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar gjatë një operacioni të përbashkët të policisë shqiptare dhe asaj malazeze.

Mediat shkruajnë se kokaina ishte futur në disa thasë dhe ishte zbuluar nga policia malazeze që në muajin korrik pasi ngarkesa mbërriti në portin e Tivarit.

Prej asaj kohe autoritetet në bashkëpunim me njëri tjetrin e kishin mbajtur atë nën vëzhgim deri në finalizimin e operacionit që u bë ditën e sotme.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga disa persona në Tiranë dhe po kontrollohet një magazinë në pronësi të njërit prej personave të arrestuar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version