Policia e Shtetin në bazë të aksionit kundët kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike,ka kryer një sërë arrestimesnë 12 orët e fundit në Tiranë dhe në Përmet.

-Në Tapizë, Tiranë policia arrestoi Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit iu gjeten dhe iu sekuestruan 4 .1 kg Cannabis Sativa e cila ishte e presuar në katër pako.Gjithashtu Vocës  iu gjet dhe një kartë identiteti e falsifikuar.

Në pranga ranë dhe bashkëpunëtorët e tij, Burim. B, 34 vjeç, si dhe Shukri. S, 23 vjeç,të dy të lindur dhe banues në Kosovë,të cilët sipas policisë kishin marrë me qera një automjet të markës Volkswagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin Astrit Voca, për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.

-Blutë e kryeqytetit arrestuan në flagrancë Erald Beta, 30 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua 2.8 gramë Kokainë si dhe nje pistoletë tip Zaztava të cilën e kish të fshehur në banesën e tij.

-Policia e Përmetit arrestoi në flagrancë Veis Pipa, 33 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në fshatin Panarit,në banesën e Veis Pipa,si dhe pranë banesës së tij në vendin e quajtur  “Përroi i Gropëzit”, gjetënlëndë të dyshuar Cannabis Sativa,pasha e të cilës shkonte rreth 30kg.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version