Policia e Tiranës ka bërë me dije se janë çmontuar 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në të gjithë qarkun e Tiranës. Në njoftim bëhet me dije se kamerat ishin vendosur në disa lagje të kryeqytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë. Për pasojë, kamerat janë çmontuar dhe 37 persona janë vënë nën hetim. Mësohet se janë hequr kamera inteligjente me rezolucion të lartë edhe në rrugën drejt zonës rezidenciale të Lundrës dhe Farkës.

Burime të sosnews.al bëjnë me dije se i përkisnin shtetasit Endrit Dokle ose personave të lidhur me të.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/01/Video-FB-2.mp4

Operacioni “Fijet” është në zhvillim prej thuajse një jave. Gjithçka nisi në Shkodër ku policia pikasi kamera sigurie në shtyllat e energjisë elektrike dhe i çmontoi ato. Dhjetëra persona janë marrë nën hetim, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. Personat që montojnë këto kamera janë kryesisht me precedentë penalë dhe pjesë e grupeve kriminale. Qllimi është monitorimi i lëvizjeve të Policisë së Shtetit, por edhe i kundërshtarëve. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version