Prezantohet nga Ministria e Brendshme operacioni “Forca e Ligjit”,ku ka qenë i pranishëm dhe ambasadori amerikan Donald Lu si dhe janë parë për herë të parë agjentët amerikan të FBi në kuadër të bashkëpunimit për zbatimin e këtij operacioni.

Gjatë fjalimit të tij ambasadori Lu u shprh se në fillim të vitit të ardhshëm priste rrezultate nga ky operacion.

“ Të flasim me vepra dhe jo me fjalë. Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm.Populli shqiptar e meriton këtë. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh,” – tha Donald Lu.

Ndërsa ministr Fatmir Xhafaj gjatë fjalimit të tij u shpreh se:

“Qeveria ka gjithë vullnetin dhe mekanizmat për këtë luftë. Krijimi i task forcës speciale është një tregues kuptimplotë i marrjes së përgjegjësisë ligjore dhe politike nga kjo qeveri”//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version