Policia e Tiranës ka finalizua me sukses operacioin “Kamionçina”ku u godit një grup kriminal që merej me vjedhjen e makinave.
Blutë e komisariatit nr.4 të kryeqytetit,pas një pune intensive arriti të arrestonte 4 persona si dhe shpalli në kërkim 1 tjetër.
Të arrestuarit janë:
– Ferit Dauti, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);
– Mehmet Dauti, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
– Ervis Dauti 19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
– Hasan Elezaj, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë ).
si dhe u shpall në kërkim L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Policia arriti të gjente prova që implikonte grupin kriminal,aktiviteti i të cilëve ishte vjedhja e makinave në Tiranë e më pas i conin në servis në fshatin Blliçe, Peshkopi, ku i çmontonin për pjesë këmbimi.
Në servisin e Ferit Dauti, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera.
