Policia ka vënë në pranga 4 persona në kuadër të operacionit ‘Midnight 7’. Këta persona janë kapur duke transportuar kundrejt fitimit, me 2 automjete, 4 emigrantë të paligjshëm. Njërit prej bashkëpunëtorëve, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Policia bëri sekuestrimin e tre automjeteve, 4 aparate celulare, një shumë parash, një sasi kanabisi dhe dokumente identifikimi të emigrantëve.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë personat:B. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë; F. Xh., 29 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë; G. V., 25 vjeç, banues në Obeliq, Kosovë; I. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

