Policia vijon me aksionin anti kanabis në territorin e Shqipërisë. Kështu, ditën e sotme janë asgjesuar 12460 bimë narkotike kanabis sativa, pas megaoperacionit që u zhvillua në fshatin Shqezë dhe Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 203 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Për këto zbulime, ende nuk është vënë njeri në pranga ndërsa Policia thekson se kjo është faza e 23-të e megaoperacionit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 23-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë.

Gjate fazës së 23-të u evidentuan dhe u asgjësuan 203 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12460 bimë narkotike kanabis. Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 23-të të megaopacionit, në fshatin Shqezë dhe Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 203 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version