Berisha: Le të bëjmë një marrëveshje unë këtu. Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju. Thoni pak, dhe unë të them, të vërtetën. Elisa, pyeti cilësi ka djegur më shumë që unë të bëj deklaratën që kërkoni. Cilës? Po ka marrëzi si kjo mor. Unë thashë çfarë pësuat. Pse kam akuzuar McGonigal, ju i dilni zot këtu atij. Pse me erotizmat e McGonigal doni të fshihni aktivitetin e tij, subversiv në Shqipëri. Me këto doni ta kaloni, jo nuk e kaloni ju dot me këto. Latë nam ëëëëë. Në historinë e parlamentit…po ai zotëria. Ai ka nxjerrë viza për moldave. Të dalë dhe të thotë jo. Mendo që edhe ajo moldavja ka një nënë dhe një motër. Ai është kapur në flagrancë mo, ai që keni kryetar grupi. Ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament. Do më heqësh fjalën? Ashtu? Po e mbron.
Nikolla: Po mbroj procedurën e Kuvendi.

