Përdorimi i eurove të falsifikuara në pika të ndryshme karburantesh në Tiranë çoi në pranga dy persona.
Genci Muja 37 vjeç nga Kruja dhe Denis Ibrahimi 21 vjeç nga Fushëpreza u arrestuan në momentin që po përdornin valutën e falsifikuar.
Policia tha se dy të arrestuarit veçmas nga njëri- tjetër, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara (të prerjeve 50 dhe 100 Euro) në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu rezulton se Genci Muja dyshohet dhe si autor i ngjarjes të ndodhur në rrugen “Aleksander Moisiu”, ku në një pikë karburanti dyshohet se ka përdorur një kartmonedhë 100 euro e falsifikuar.
