Një aksident i rëndë ndodhi disa ditë më parë në lagjen nr.1 të Pogradecit ku një makinë përplasi një 30-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Ne pamjet e aksidentit të rëndë, shihet se si makina tip “Benz” përplas të riun dhe më pas largohet nga vendngjarja.

Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.K. nuk ndaloi në vendngjarje. I plagosuri, shtetasi A.V. u dërgua në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/12/aksid_pogradec.mp4

“Më datë 11.12.2022, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë të datës 11 dhjetor.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version