Një 48-vjeçar i identifikuar si Edmond Picari është vënë në pranga pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 48-vjeçari Picari ka hyrë në ambientet e një lokali ku ndodhej një 39-vjeçar me inicialet E.P., dhe ka qëlluar me çifte në drejtim të tij. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti që dyshja kanë pasur më herët. Të pranishmit në lokal kanë njoftuar policinë dhe autori është vënë në pranga. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë Vorë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Tentoi të vriste me armë gjahu një shtetas, në ambientet e një lokali, falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) me fishekë në fole dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që po tentonte të vriste një shtetas tjetër, në një fshat të Vorës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e ngjarjes kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u kap dhe u ndalua shtetasi E. P., 48 vjeç, i cili kishte hyrë me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte shtetasi E. P., 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta. Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 48 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
 Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version