Forcat e Policisë kanë arritur të kapin ditën e sotme 21vjeçarin Emirjon Nika,banues në lagjen “Don Bosko” Tiranë.
I riu nga Tirana u arratis para 6 ditësh nga komisariati i policisë në Pukë ndërsa priste për t’u transferuar për në dhomat e paraburgimit në Shkodër.
Policia e ka arrestuar Nikën në fshatin Krumë, ku ai fshihej.
Kujtojmë se ndaj Emirjon Nikës gjykata kishte vendosur masën “arrest me burg” pasi akuzohej për “grabitje me dhunë”.sosnews.al

