Pas Lushnjës, edhe Fushë Kruja është tronditur nga një shpërthim me tritol. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (1 nëntor), ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen Zallë.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më herët policia e Lushnjes njoftoi se “rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori” në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale”

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version