Punonjësi i IT-së në Drejtorinë e Policisë së Dibrës, Ardian Roçi, 51-vjeç, u qëllua nga kolegu i tij me pistoletën e shërbimit pas në konflikti të çastit mes tyre teksa ishin duke u kthyer nga shërbimi në Pikën Kufitare të Bllatës në Peshkopi.
Sipas policisë viktimës I ishin shkaktuar plagë të rënda,( dy plumba,një në qafë dhe një në gjoks).Ai ndërroi jetë gjatë transportimit me helikopter në drejtim të Tiranës.
ka qenë drejtues i mjetit e viktima pasagjer, mes tyre ka pasur fillimisht konflikt me fjalë ndërsa më pas janë përleshur. 51-vjeçari ka humbur kontrollin duke i përmendur deri edhe nënën e gruan shokut të tij. Kjo dyshohet të ketë ndikuar në acarimin e mëtejshëm të situatës dhe në përleshjen e tyre, nga ku më pas efektivi i policisë ka nxjerrë armën e krimit duke e qëlluar kolegun e tij, me dy plumba, njëri prej të cilëve e ka përshkuar edhe në gjoks.
Naim Muliu, 55 vjeç,që është dhe autori I vrasjes,ka qenë drejtues i mjetit e viktima pasagjer, mes tyre ka pasur fillimisht konflikt me fjalë ndërsa më pas janë përleshur. 51-vjeçari ka humbur kontrollin duke i përmendur deri edhe nënën e gruan shokut të tij. Kjo dyshohet të ketë ndikuar në acarimin e mëtejshëm të situatës dhe në përleshjen e tyre, nga ku më pas efektivi i policisë ka nxjerrë armën e krimit duke e qëlluar kolegun e tij.
Sipas kolegëve ata ishim miq të ngushtë por në kthim, dyshohet se ata kanë pirë gjatë rrugës në zonën e Maqellarës. Ardian Roçi,njihej nga kolegët e tij për tejkalimin herë pas here të masës së alkoolit.
Ka qenë vetë Naim Muliu, pasi ka qëlluar me armë e ka transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Peshkopisë dhe është dorëzuar në polici. Në dëshminë përpara grupit hetimor ai ka deklaruar se nuk donte ta vriste kolegun e tij, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.//sosnews.al
