Dalin detaje nga pengmarrja e Gentian Omerit në Sarandë. Policia ka vënë në pranga Pjeter Ndoj, Astrit Ndoj dhe ka shpallur në kërkim dhe Alfred Ndoji ( 3 vëllezër). Në pranga përfunduan edhe 2 djemtë e Astrit Ndoji konkretisht Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj. 

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë përplasur me dashje automjetin që drejtonte Omeri të cilin e kanë plagosur duke e goditur me sende të forta, e më pas e kanë futur në automjetin e tyre, duke e mbajtur aty me forcë, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë. Omeri më pas u paraqit në spitalin e Sarandës për tu mjekuar. Policia ka sekuestruar 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare.

Personat e arrestuar do të hetohen për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version