Indrit Beqiraj është marrë peng në autostradën Durrës-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia. Deri më tani mësohet se Beqiraj, së bashku me një vëllain e tij, Gentianin duke qarkulluar me një motor ‘Piaggo’ për në drejtim nga Durrësi.
Pasi i dhunuan të dy, më pas morën Beqirajn me vete. Por e liruan pas 2 orësh.
Ka qenë vetë pengu, ai që ka shkuar në Polici për të bërë denoncimin. Bashkë me të vëllain, ai shkoi dhe deponoi në Polici, duke iu referuar përplasjes si një konflikt të çastit.
Burimet thanë se Policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm, e vjen si pasojë e prishjes së pazareve të drogës. Të dy vëllezërit kanë precedentë penalë pasi kanë qenë të prangosur më parë.
Megjithatë ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

