Një zjarr ka rënë në ballkonin e një apartamenti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sipas policisë, flakët përfshinë tendën e një ballkoni. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version