Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur si kryqëzimi i Rriles.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasoje ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Opel, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version