Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.
Dy automjete, tip “Benz” dhe “Audi” janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa mësohet se është plagosur një grua, e cila ishte pasagjere. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ndërkaq nga ana tjetër, Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

