Një aksident i rëndë është shënuar sot pasdite në Maliq në afërsi të fshatit Drithas.
Një makinë ka përplasur për vdekje një person.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi shkaqet e aksidentit.
Sipas bluve, një automjet ka aksidentuar një 58-vjeçar me iniciale R.H. i cili lëvizte me biçikletë.
Fatkeqësisht, 58-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit u largua nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.11.2022, në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, një automjet ka aksidentuar biçiklistin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

