Bledar Qolja është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë gjahu (çifte) në drejtim të një mjeti tjetër. Ky person, sipas forcave blu, teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij, në lagjen “Ish Kombinati”, ka qëlluar me armë gjahu (çifte), si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit E. T., 29 vjeç, E. D., 25 vjeç dhe G. L., 25 vjeç. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.  

Policia gjeti në vendin e ngjarjes, armën e gjahut, dy gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë. Qolja u arrestua brenda disa orësh nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qëlloi me armë gjahu (çifte), nga automjeti, në drejtim të një automjeti tjetër me të cilin lëviznin 3 shtetas, vihet në pranga, brenda pak orësh, 45-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin B. Q., 45 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, teksa drejtonte automjetin e tij, në lagjen “Ish Kombinati”, ka qëlluar me armë gjahu (çifte), si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit E. T., 29 vjeç, E. D., 25 vjeç dhe G. L., 25 vjeç. Nga e shtëna nuk ka persona të lënduar. Në vijim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut (çifte), dy gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Qolja nuk është emër i panjohur për policinë. Në vitin 2021, së bashku me djalin e tij ai u arrestua pasi kundërshtuan policinë. Në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, babë e bir nuk pranuan të tregonin dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version