Njoftimi u dha të enjten, Luis Enrique nuk është më trajneri i kombëtares spanjole. I eliminuar në fazën e 16-të ndaj Marokut, trajneri asturian u shkarkua nga Federata e tij. Kjo për mungesën e progresit të ‘La Roja’ në katër vjet, i eliminuar tashmë në këtë fazë të garës edhe nga Rusia me penallti në 2018.
Roberto Martinez ka preferuar ta bëjë një gjë të tillë pas eliminimit të Belgjikës në fazën e grupeve. Pas barazimit ndaj Kroacisë (0-0), spanjoli njoftoi se ajo ishte ndeshja e tij e fundit në krye të ‘Djajve të Kuq’. Kontrata e tij skadonte më 31 dhjetor dhe nuk do të rinovohet.
E njëjta situatë edhe për Gerardo Martinon. Ish-trajneri i Meksikës, gjithashtu i eliminuar në grup, “mori përgjegjësinë”, duke u siguruar, që kontrata e tij “kishte përfunduar kur gjyqtari fishkëlliu fundin e ndeshjes”.
Paulo Bento kishte vendosur para garës. Në krye të Koresë së Jugut, ai dha dorëheqjen menjëherë pas eliminimit ndaj Brazilit (4-1). Një vendim që ai e kishte marrë që në shtator për të “pushuar para se të shohë se çfarë do të ndodhë më pas”.
Po ashtu edhe Adda Otto, tashmë ish-trajneri i Ganës, i cili gjithashtu kishte planifikuar të largohej nga posti i tij. “Marrëveshja jonë do të kishte përfunduar edhe nëse do të kishim qenë kampionë bote”,- siguroi ai për të justifikuar veten.

