Ka ndërruar jetë në spitalin e djegie plastikës në QSUT Shkëlqim Çela drejtuesi i mjetit që u dogj nga flakët mbrëmjen e së premtes nga Peshkopia në drejtim të Tiranës në vendin e quajtur Qafa e Buallit pak kilometra nga Bulqiza.
Burime nga policia e Dibrës thanë se Shkëlqim Çela, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e djegies në masën 70% në trup.
Çela ndodhej i vetëm në makinë në momentin që mjeti u përfshi nga flakët. Udhëtarë të rastit ndihmuan drejtuesin dhe njoftuan policinë sipas së cilës makina e Çelës u dogj nga një shkëndijë elektrike në bateri.

