Një anëtar i një bande që ndihmonin emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme është arrestuar. Mësohet se në pranga ka rënë 60-vjeçari me emrin Eduart Elmasllari. Elmasllari ishte dënuar me më parë me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. I dënuar me rreth 7 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që ndihmonte emigrantë, në mënyrë të vazhdueshme, për të kaluar ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari. Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Liqeni”.

Si rezultat i këtij operacioni, me mbështetjen e inteligjencës informative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: -Eduart Elmasllari, 60 vjeç, banues në Pogradec. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/03/pogradec.mp4
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version