Konflikti per motive të dobëta ka çuar në plagosjen e një 29-vjeçari në Has.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ku në fshatin Gjinaj të Hasit, 55-vjeçari Zek Asllanaj,ka plagosur me armë gjahu për motive të dobëta 29-vjeçarin me inicialer A.B.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.I menjëhershëm ka qenë rreagimi i policisë e cila ka bërë të mundur arrestimin e autorit si dhe sekuestrimin e armës së përdorur në ngjarje.
Grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.//sosnews.al
