Sebastian Jallaj, 19-vjeç është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Jallaj është paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version