Kryetar i Partisë Inovative dhe deputet, Öztürk Yılmaz, u sulmua ditën e sotme me thikë në zyrën e tij. Öztürk është dërguar në spital, ndërsa autori është në kërkim. Öztürk u godit me thikë nga personi që erdhi në zyrë për ta takuar.
Öztürk, mori dy plagë në këmbën e djathtë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Tashmë kanë nisur përpjekjet për kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar.

Në zgjedhjet e mbajtura më 1 nëntor 2015, Öztürk Yılmaz u zgjodh deputet i Ardahanit nga CHP. Ai ka shpallur kandidaturën për President në vitin 2018, por kandidatura e tij nuk u realizua. Nga ana tjetër, në zgjedhjet e mbajtura më 24 qershor 2018, ai u zgjodh sërish deputet nga Ardahani.
/Burimi:Ntv.com.tr

