Policia e Elbasanit ka zbardhur ngharjen ku u plagosën dy të rinjtë dhe ka shpallur në kërkim autorin.
I dyshuar si autor i ngjarjes,policia po punon për për kapjen e G.M., 40 vjeç banues në Elbasan.
Gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me persona të tjerë, në Lagjen “Emin Matraxhiu”, 40-vjeçari dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohen të kenë plagosur me sende të forta (qytë pistolete) E.T., 35 vjeç banues në Bërzhitë dhe M.M., 25 vjeç banues në Kamëz, Tiranë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në ngjarje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.sosnews.al
