Besnik Selmani, 56 vjeç, banues në Milot është vënë në pranga kur kanë kaluar katër ditë nga shpallja e tij në kërkim. Më 7 mars, ai plagosi me çifte një tjetër person të identifikuar si Besnik Pulaj, 49 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagunën e Patokut. 

Pulaj e Selmani janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe 56-vjeçari ka qëlluar me çifte në drejtim të 49-vjeçarit.

Pulaj u dërgua në spitalin e Traumës dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa Selmani u arratis, por nuk i zgjati shumë. Sot, u vu në pranga.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version