Plagosje në lokalin ‘De Charm’ në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Tre ditë më parë, dy persona plagosën 27 herë me thikë, 40-vjeçarin Eder Dorzi. 40-vjeçari ka qënë i ulur në këtë lokal kur dy persona te njohur si miq të tij i janë aftuar duke e qëlluar me thikë për disa herë.

I plagosuri ndodhet tek Trauma e ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona. Autorë dyshohet të jenë shokët e tij, Maren Hoxha dhe Heridon Hasa. Dyshimet janë se shkak për konfliktit mund të ketë qenë agresorët pasi njihen si përdorues droge.

Edhe pse familja e Dorzit ka denoncuar në polici ngjarjen, nga kjo e fundit ende nuk ka asnjë njoftim deri më sot. Policia deklaroi se nuk e fshehën ngjarjen por për arsye hetimi nuk donin ta bënin publike.

Dorzi është emër i njohur nga policia, pasi në vitin 2015 u arrestua për ushtrim prostitucioni. 40-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version