Një 33-vjeçar i identifikuar si Armando Mustafa është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur me thikë 52-vjeçarin e identifikuar si Genci Serjani. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani” në Vlorë. 52-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Mustafa është arrestuar pas një ore ndjekjeje nga policia. 

Njoftimi i policisë Vlorë

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 52-vjeçar, kapet pas një orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, 33-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes. Sot, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta policore, pas një orë ndjekjeje, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. M., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version