Tre persona janë përfshirë në një sherr pasditen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Sipas policisë, të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe njëri prej tyre ka përfunduar në spital, ndërsa dy të tjerë në polici.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po punon për sqarimin e konfliktit që çoi në plagosjen e një 24-vjeçari.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2023, në Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasi A. T., 24 vjeç, me shtetasit A. L., 19 vjeç, dhe J. Ll., 19 vjeç.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi A. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit A. L., dhe J. Ll., janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version