Një 65-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në Vlorë teksa mblidhte ullinj, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga pema.
Policia bën me dije se një incident i ka ndodhur edhe punonjësit të gjelbërimit në qytet, teksa krasiste pemët, ku është rrëzuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Vlorë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.
***
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur dhe në Sarandë, ku një tjetër 62-vjeçar është rrëzuar nga pema teksa mblidhte ullinj dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

