Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Arrëz. Mësohet se në fshatin Apripe Guri, një 50-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse teksa po peshkonte në liqenin e Fierzës. 50-vjeçari, i identifikuar me inicialet P.J. deri më tani, ka qenë duke peshkuar në liqenin e Fierzës kur lënda plasëse ka shpërthyer.

Njoftimi i Policisë: 

Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version