Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Burrel-Klos, ku në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq”, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur 6 persona. Burime për Dosja bëjnë me dije se një familje ishte brenda një taksie dhe ishte nisur për të takuar në burgun e Burrelit një të dënar. Rrugës ka ndodhur aksidenti ku taksia e drejtuar nga Lutfi Kaja u përplas me makinën Peugeot. Një prej të plagosurve është edhe një fëmijë i mitur që po udhëtonte me familjen. 6 persona janë plagosur, por për fat të mirë ndodhen në gjendje të mirë për jetën. Ata janë transportuar në spital ku po marrin mjekim të specializuar.
Njoftimi i policisë:
at/informacion paraprak
Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi D.T., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin L.K. dhe si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

