Ishin martuar prej 18 vitesh por dita e sotme ishte e fundit për ta.

Zënkat dhe mosmarrëveshjet e krijuara muajt e fundit do të mbylleshin në mënyrën më tragjike paraditen e kësaj të diele.

Bashkim Mekolli  vrau bashkëshorten me sqeparë dhe thikë në oborrin e banesës së tyre në fshatin Blacë të Pogradecit.

Autori  ka qëndruar në banesës deri në momentin që ka ardhur policia dhe e ka arrestuar.

Bashkimi prej disa kohësh vuante nga depresioni tregon babai i tij Nexhdet në një intervistë për mediat.

“Grindeshin shumë me njëri tjetrin. Bashkimi vuante nga depresioni, ai ishte njeri që shkaktonte vetëm konflikte. Para dy muajsh me rekomandimin e mjekut e çuam në Tiranë për ta vizituar dhe ta shtronin, por nuk kishte kartë shëndeti dhe sigurimet shoqërore. Për këtë shkak mori barna dhe erdhi në shtëpi.Jetonin me asistencë prej 30 mijë lekësh në muaj . Kanë një djalë 16 vjecc që aktualisht jeton në Itali tek dajat dhe tezet të cilët e morën paar dy muajsh që ta arsimonin dhe ta ndihmonin. Unë u kisha liruar një dhomë pasi shtëpinë që kishinu detyruan dhe e shitën”.  

Pavarësisht konflikteve të vazhdueshme në familje viktima nuk kishte bërë asnjëherë padi ndaj bashkëshortit në polici.

Ky është krimi i tretë brenda familjes në 25 ditët e fundit pas ngjarjes së djeshme në shkodër ku xhaxhi vrau nipin për ccështje pronësie dhe pas ngjarjes së Tiranës më 31 Gusht ku Fadil Kasemi vrau ish bashkëshorten gjyqtare Fildez Hafizi me të cilën kishte dy fëmijë.

/sosnews.al

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version