Policia e Pogradecit në bashkëpunim me policinë e Korçës bënë të mundur arrestimin e 3 peronave dy prej të cilëve inspektor të AKU-së.

Të arrestuarit janë Vangjel Teodor, 62 vjeç, banues në Pogradec, Feridon Ibi, 55 vjeç, banues në Pogradec si dhe Dashamir Çaushi, 63 vjeç, banues në fshatin Qershizë të dy me detyrë inspektorë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korçë.

Sipas policisë Vangjel Teodori është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, duke transportuar me mjetin e tij tip furgon  një sasi prej 4600 kg rrush, të vendosur në 230 arka.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 62 vjeçari Teodor, ka falsifikuar deklaratat e origjinës së mallit pasi ka bërë shmangien e një sasie prej 2300 kg të kësaj sasie, si edhe ka ndryshuar varietetin e këtij produkti në praktikën doganore, duke mos e deklaruar se shërbente për prodhim industrial.

Në vijim të këtij rasti, dy inspektorët e AKU-së, duke qenë të planizuar me shërbim pranë degës doganore Qafë-Thanë, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, pasi kanë përpiluar një raport fito-sanitar duke tjetërsuar cilësinë e këtij produkti (ku sasia më e madhe e tij shërbente për prodhim industrial).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip furgon dhe sasia e produktit.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version