Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Një kamion ka përplasur një automjet ku kanë mbëtur të plagosur dy persona,E.Gj.26-vjeç dhe K.Z. 24-vjeç të dy banues në Tiranë.
Aksidenti ndodhi në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, mjeti tip “Toyota” me targa AA336SB është aksidentuar nga kamioni me targa 1705AC.
Të aksidentuarit janë transportuar në Spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.sosnews.al
