Prej disa muajsh punonjësve të policisë së shtetit nuk po i paguhen orët e natës në shërbim dhe orët shtesë.
Sipas ligjit për policinë e shtetit, pagesa e orëve të natës është një e drejtë që atyre u takon sipas ligjit.
Një efektiv që dëshiron të mbetet në kushtet e anonimatit i tha Sosnews.al se ka një vit që nuk ka marrë asnjë orë shtesë pune apo të natës.
Sipas efektivit drejtuesit e policisë kanë para për të bërë investime në fasada, zyra lukzose apo për automjete por nga ana tjetër nuk paguajnë punonjësit që shërbejnë në detyrë.
Sipas efektivit ‘x’, ai shërben 5-6 herë si turn i 3-të dhe nuk i kanë kaluar paratë shtesë gjatë vitit të fundit.
Po ashtu raportohet se probleme dhe vonesa me pagesat në rradhët e policisë së shtetit ka edhe për dietat ndërsa për trajtimin ushqimor që po ashtu parashikohet në ligj, as nuk bëhet fjalë.
Ndërkohë as sindikata e punonjësve të policisë që e ka detyrë të merret me mbrotjen e të drejtave të efektivë të policisë nuk e ka vënë ujin në zjarr për të ngritur zërin dhe adresuar problemin./sosnews.al

