Gjatë ditës së djeshme pranë një pike karburanti në hyrje të Orikumit, dy persona i janë afruar dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të 23 vjeçarit Denis B.,duke e lënë të plagosur në këmbë.

Lidhur më këtë ngjarje policia e Vlorës ka indentifikuar dy personat G.Ç., 23 vjeç, dhe G.B., 33 vjeç,që plagosën 23 vjeçarin për motive të dobëta e më pas  janë larguar prej vendit të ngjarjes me mjetin tip Volkswagen, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur ”Çipaj” në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Gjithashtu Policia ka arrestuar edhe Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, banues në Orikum, (lidhje shoqërore me të dëmtuarin dhe i ndodhur në vendngjarje), sepse gjatë kontrollit, në mjetin e tij tip ”Ford Fiesta” Policia ka gjetur një sasi prej 514 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dhe dy automjete, një mjet Volkswagen i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip Ford Fiesta e shtetasit të arrestuar,lënda narkotike, një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje.

Policia ka shpallur në kërkim të dy autorët, G.Ç., G.B., dhe po vijon intesivisht punën për kapjen e ndalimin e tyre.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version