Policia ka dalë në përfundime në lidhje me ngjarjen e djeshme në Vranisht ku dyshohet se Roland Shkurtaj në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:40 në fshatin Vranisht, Himarë, rreth 100m larg banesës së tij është gjetur i plagosur shtetasi Roland Shkurtaj, 50 vjeç.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes si edhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se 50 vjeçari Shkurtaj, nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri tip kallashnikov.
Si pasojë ka marrë dëmtime në pjesë të trupit dhe aktualisht është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.sosnews.al
