Pak ditë nga zbardhja e vrasjes së të riut 28-vjeçar,Mario Majollari,policia ende nuk ka rënë në gjurmët e vrasësit.
Prej 4 ditësh policia ka nisur një sërë kontrollesh në zonën e Dajtit aty ku dhe dyshohet se fshihet Kastriot Gjuzi,40 vjeçari i cili qëlloi për vdekje të riun për motive hakmarrjeje.
Disa operacione janë zhvilluar në zonën e Qafë Mollës ,Qafë Priskës në Shëngjergj apo dhe në fshatrat përreth por edne asnjë gjurmë e Gjuzit.
Sipas policies,40 vjeçari është autor i vrasjes pasi disa ditë para ekzekutimit ai ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve në vendngjarje dhe dyshohet se studionte terrenin.
Në vitin 2000 babai i Marios,Avni Majollari,u akuzua për vrajse të dyfishtë në zonën e Dajtit. Njëri prej viktimave ishte Ilir Gjuzi vëllai i Kastriot Gjuzit. Avni Majollari u arrestua 14 vite pas krimit të rëndë ndërsa vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndonëse Avni Majollari ishte i divorcuar dhe kishte braktisur djalin e tij, kjo nuk shërbeu që Kastriot Gjuzi të hiqte dorë nga hakmarrja. I vetmi person ishte 28 vjecari Mario të cilit iu bë pritë vetëm pak metra larg shtëpisë ku banonte me të ëmën dhe motrën e tij.//sosnews.al