Policia e Shtetit ka dhënë një tjetër sqairm për akidentit ku deputetit I kuvendit Aqif Rakipi përplasi për vdekje një person.
Policia sqaron se pavarësisht faktit se deputeti është larguar nga vendin I ngjarjes kjo nuk ka ndikuar në një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Njoftimi i plotë :

” Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes , dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.
Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.
Automjeti i perfshirë në ngjarje , ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Policia e Shtetit thekson edhe njëherë, se është e ,do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve .“
Ndërkohë ende nuk ka ndonjë informacion tjetër që do të hidhte dritë më tej rreth arsyeve të aksidentit./ sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version